#oranews
Në 100- vjetorin e Klubit ?Vllaznia?, Presidenti i Republikës Ilir Meta nderoi disa prej sportistë dhe trajnerë në vite në disiplina të ndryshme sportive. Në teatrin ?Migjeni? te Shkodres, Kreu i Shtetit u shpreh se mesazhi i bashkimit që u dha 100 vite më parë, është ende aktuar edhe sot.
Meta: Bashkimi i shkodranëve në Shoqërinë ?Vllaznia? pa dallim përkatësie fetare, bindje e ideje është ndër mesazhet e mëdha të pasurisë të pashterur shpirtërore dhe aspiratës shqiptare për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar e të përparuar. "Vllaznia? do kujtohet: Si Klubi i parë sportiv, për fanellën Kuq e Blu, si shkolla më e madhe e lindjes së talenteve sportivë dhe si Klubi me tifozerinë më të zjarrtë, por dhe më të kulturuar njëkohësisht, si tifozeria e vetme në Shqipëri që duartrokiste kundërshtarin kur luante më mirë.
Për mjeshtrin Sabah Bizi shkoi titulli i lartë ?Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut?. Gjithashtu Presidenti Meta dekoroi me Titullin ?Mjeshtër i Madh?: çiklistin Agim Tafili, atleten Arbana Xhani (Bekteshi), peshëngritësin Asim Belinovi, futbollistët dhe trajnerët Astrit Hafizi dhe Ramadan Rragami, Xhevdet Shaqirin futbollistët Edi Martini, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, golashënuesin Vioresin Sinani, atletin rekordmen Hysni Bebeziqin, volejbollistët Luigjino Mjeda dhe Mark Kroqi, basketbollistët Muhamet Sokoli e Refik Vorfa e Sokol Kalaj, basketbollisten frymëzuese Pina Haxhi si dhe mundësin e trajnerin Rrok Bardeli.
Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz