Report TV - Partitë e vogla kundër bojkotit të Bashës: Do marrim pjesë në zgjedhje

2019-02-24 1

Partive të vogla janë të vendosur për të qenë pjesë e zgjedhjeve vendore të qershorit 2019. Ish- aleati Lulzim Bashës, kreu i Aleancës Demokratike, Eduart Abazi, shprehet se pjesëmarrja në zgjedhje është mundësia për të marrë përgjegjësi nga ana e qytetarëve dhe për ta çuar zërin e tyre në institucionet vendimarrëse. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Gjet Ndoj kryetar i partisë Aleanca Arbnore Shqiptare.

"Mundësia e delegimit të pushtetit të fuqisë se sovranit, që shpesh artikulojnë ata që e kanë shpërdoruar realisht këto 25 vjet, është përmes votimit. Detyrimi i aleancës është të bëhet pjesë e procesit zgjedhor", shprehet Abazi.

"Çdo parti ekziston për të ushtruar vullnetin e anëtarësisë së saj për të qenë një alternativë në garën politike, nuk ka sens që një parti të ekzistojë jashtë zgjedhjeve. Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do të përpiqet të marrë një rezultat më të lartë, të kemi këshilltarë në 61 bashkitë e vendit", thotë Ndoji.

Por për partitë e vogla problem mbetet kodi elektoral, që sipas tyre është diskrminuese.

"Për shkak të qëndrimit të dy palëve të politik, nëse ne do të detyrohemi, do të jemi pjesë e koalicionit të majtë. Po tregoi një vullnet për tu përafruar me zgjidhjen e problemeve, ndryshe nga ç'ndodhi me PD-në që edhe në çadër e pati mision sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe sa mbaroi procesi u rrekën disa muaj duke bërë edhe pjesë të komisioneve parlamentare, harxhojnë paratë e shqiptarëve përmes komisioneve, i shmangen dhe i lënë gjërat rrugëve", shprehet kreu i Aleancës Demokratike, Eduart Abazi.

Dhe pse parti të vogla, numri i elektoratit të tyre variojnë nga 15-18 mijë vetë, ku secili prej tyre numëron në të gjithë vendin 15 deri në 18 këshilltarë në këshillat bashkiak.

Free Traffic Exchange