Zone e Lire/ Mustafa Nano flet per veshjen e Kejvines

2019-02-23 10

Debati në distancë mes gazetarit dhe analistit Mustafa Nano dhe moderatores Ilda Bejleri muaj më parë mori vëmendje të madhe.
Sipas gazetarit veshja e Bejlerit nuk ishte e përshtatshme për një moderatore, e cila pjesën më të madhe të të ftuarve dhe audiencës i ka meshkuj. Duke marrë shkas nga ky debat velina e ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, Kejvina Kthella, e cila bën ?pyetjen me spec? për të ftuarit ishte veshur ndryshe. Me pantallona serioze dhe golf, Kejvina pyeti analistin nëse do ta ndiqte rubrikën e saj nëse ajo do vishej gjithmonë serioze. Nano tha se veshja e saj është e përshtatshme për rolin që ajo ka në emision dhe shtoi se thelbi i debatit kishte të bënte me lakuriqsinë në vendin e gabuar.
Ermal Mamaqi: A je gati për një ?pyetje me spec??
Mustafa Nano: Unë kam ardhur këtu vetëm për këtë pyetje?
Ermal Mamaqi: Është hera e parë që nga momenti kur ka ardhur në studion tonë që është veshur kështu, kjo skenë nuk e ka parë as në prova të veshur si sot? Madje duhet t?i ketë marrë borxhë këto rroba.
Kejvina Kthella: Pyetja ime është kjo: Nëse do të vishesha gjithmonë kështu do ta shikoje rubrikën time ti?
Ermal Mamaqi: E ka te Ilda Bejleri, te zona e atyre deklaratave kundër veshjeve.
Mustafa Nano: Unë nuk kam ndonjë gjë me mënyrën se si ti vishesh në rolin që ke, sepse ke një rol të caktuar në këtë program që është një shoë. Ti je në rolin tënd dhe bën gjënë e duhur për mua. Edhe unë po ta bëja programin e Ermalit nuk do të lejoja të veshur kështu. Kritika ime nuk ka patur të bëjë me veshjen në thelb, ka patur të bëjë me lakuriqsinë në vendin e gabuar. Ilda Bejleri është moderatore dhe unë pashë një veshje të papërshtatshme. Ky është një debat që bëhet në perëndim dhe këtu jo dhe mua më vjen keq që nuk më ndoqi njeri në këtë shqetësim timin. Këtu ka një lloj hiperseksualizimi të mjedisit. Ne kudo ku shkojmë bombardohemi nga imazhet e vajzave të bukura./tvklan.al