Report Tv - Veliera me flamur amerikan pëson defekt në det, shpëtohen tre persona në Sarandë

2019-02-23 0

Tre persona janë shpëtuar nga roja bregdetare në Sarandë pasditen e sotme, pasi veliera me të cilën po lundronin pësoi defekt duke mbetur në det të hapur. Veliera me emrin ?Sea Shell? me flamur amerikan me tre veta në bord, vinte nga Dubrovniku për në Sarandë.

Në drejtim të Qefalit pësoi defekt duke mbetur në varësi të erës, ndërsa tre personat që ishin në bord u lidhën me radio me kapitenerinë e portit të Sarandës dukë kërkuar ndihmë.

Kapiteneria njoftoi Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare duke sjellë ndërhyrjen urgjente të dy anijeve të rojës bregdetare të cilat bënë të mundur shpëtimin dhe rimorkimin e tyre deri në portin e Sarandës.