Rama: Jemi mësuar me bojkotin e opozitës! Do të vijnë të humbin në zgjedhjet lokale

2019-02-23 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shumica është mësuar me bojkotin e kësaj opozite, që sipas tij, pavarësisht dorëheqjes nga mandatet, do të futet në zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se sërish do të humbasë. "Shqipëria pa dy protesta, e studentëve e djemve dhe vajzave të këtij populli dhe të atyre që ishin të padenjë për ta përfaqësuar këtë popull në parlament dhe në mënyrë më të padenjë u larguan nga parlamenti. Shqiptarët në këto dy protesta panë edhe qeverinë tonë. Prandaj, ne studentët i dëgjuam, protestën e tyre e mirëpritëm, nga protesta e tyre nxorëm përfundime të rëndësishme. Por studentët ia dhanë mesazhin gjithë popullit, ajo protestë ishte shuplakë për qeverinë dhe grusht për opozitën. Ata nuk kërkuan as dorëheqjen e ministres, apo qeverisë, pasi thanë se e dinë se vetëm këta që kemi mund ta bëjnë atë që ne duam. Një opozitë që studentët e refuzojnë, si mund ta pranojë populli. Mos u çudisni, vërtetë nuk është e mirë për demokracinë që të zgjedhurit të braktisin vendin e punës, por këta në parlament se ishin se nuk ishin puna ka vijuar.

këta ndjenjën gjashtë muaj jashtë dhe erdhën ditën e fundit për rrogën, ne me ikjen e tyre jemi mësuar, thjeshtë është bojkot më i gjatë. Nëse do të ketë të tjerë që do të vijnë ti zëvendësojnë, le të vijnë. E marrtë lumi këtë vend nëse fati i opozitës mbetet në dorën e Saliut, Lulit apo Monikës. Ajo e tyre është urrejtje dhe jo opozitës. Ajo është të qëndrosh të qëndrosh në urrejtje. Me urrejtje nuk bëhet asgjë, pasi vetëm përcanë dhe shkatërron. Ne nuk kemi asnjë urrejtje për ata, por vetëm për keqardhje.