Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Krapsit, te vendi i njohur si Lisi i Banit në Fier . Mësohet se flakët e zjarrit kanë nisur pasditen e kësaj të shtune dhe vijojnë të djegin, bimësinë në Kodrat e Krapsit.
Ndërkohë bëhet e ditur se forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendngjarje por për shkak të terrenit të vështirë dhe favorizuar nga erërat e forta është bërë e vështirë ndërhyrja në terren, ku forcat e ndërhyrjes po punojnë me flakët me mjete rrethanore. Zjarrëfikësit janë përqëndruar që zjarri të mos përhapet në siperfaqe të tjera për të mos kaluar në pyllin që ndodhet afër zonës së rrezikut të zjarrit.