Report Tv - Blerja e votave, Rama: Zoti do i kishte futur rrufën në kokë Monikës

2019-02-23 0

Kreu i qeverisë u është përgjigjur sërish akuzave të opozitës për blerje votash. Ai tha se drejtuesit e opozitës kanë hallin e drejtësisë së re, ku do të japin llogari të gjithë për atë që kanë bërë. "Kur dëgjoj Monikën që thotë të shpëtojmë Shqipërinë nga Rama që blen vota, dhe i drejtohet Zotit, them shyqyr që Zoti nuk merret me votat, se do i kishte futur rrufën në kokë. Jemi ç'jemi nuk do ia doja të keqen deri në atë pikë. Me mua as ka marrë dhe as ka dhënë, dhe për të tjerat të shkojë të përgjigjet aty ku duhet të përgjigjet. Se cfarë do të bëjnë ata nëse iu vjen në dorë prapë? Atë që kanë bërë, kur e patën bënë ndonjë mrekulli?

Këta kanë një hall të madh me drejtësinë. Zonja foli sot dhe të tjerë do të flasin dhe kur të krijohet SPAK nuk ka nevojë të flasin, pasi SPAK...Shqiptarët më thonin mua pse nuk i fute në burg, shyqyr që nuk e kam në dorë këtë punë se kushedi se cfarë do të kishte ndodhur...Të gjithë po dalin një e nga një, po kush e bëri këtë. Është kollaj të bësh banjo për macen dhe të flasësh për Surrelin, por vjen dita kur të thonë, macja nuk mbanë përgjegjësi për banjon, e ke bërë ti. Mbase janë para gjaku, këtë do e thotë drejtësia dhe jo unë" tha Rama.

Free Traffic Exchange