Report Tv - Rama: Vendi po kërcënohet nga fantazmat e 1997-ës që t'i shpëtojnë drejtësisë

2019-02-23 1

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë tjetër nga Përmeti se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pavarësisht faktit se opozita dogji mandatet duke u larguar nga parlamenti. Ai tha se shumica është mësuar me bojkotin e opozitës, ndërsa do të vijojë punën, pasi ka marrë mandatin nga qytetarët. Edhe pse dogji mandatet, Rama tha se opozita do të vijë në zgjedhjet lokale ku sërish do të humbasë. Protestat dhe djegia e mandateve për Ramën ka vetëm një arsye, 'Shqipëria po kërcënohet nga fantazmat e 1997 se Saliu ka frikë nga SPAK-u, për të shpëtuar Luli karrigen dhe për t'u kthyer Mona me kokë në mes të tepsisë". Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se në zgjedhjet e qershorit Partia Socialiste do të fitojë bashkinë e Përmetit, që aktualisht drejtohet nga Niko Shupuli, i zgjedhur nga PD-ja. Në fund të fjalës së tij para qytetarëve, Rama denoncoi se në bashkinë e Përmetit dhe në Skrapar paguhen njerëz që jetojnë jashtë vendit dhe duhen nga kryetarët e bashkive vetëm për të votuar.