#oranews
Në një kohë që na ndajnë edhe pak javë nga hapja e sezonit turistik në vend, shoqata e turopeeratorëve ka ngritur një sërë problematikash.Infrastruktura rugore, papastërtia,akomodimi dhe standardizimi, janë një sërë kërkesash të grupeve të interesit në lidhje me këtë situatë. Por përtej këtyre shqetësimeve, kriza politike është një problem i shtuar i cili mund të ulë numrin e turistëve.
Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve vitet e fundit grupet e interesit i kërkojnë qeverisë që të marrë masa për të përmirësuar sektorin e turizmit.
Kliton Gërxhani, kryetar i shoqatës së turoperatorëvenë Shqipëri, thekson se ky sezon turistik rrezikon të ketë edhe më pak turistë për shkak të krizës politike dhe protestave që kanë përfshirë vendin.
Kliton Gërxhani: Urojmë që çdo tension politik të mos kalojë masën. Tek e fundit kjo do të ndikojë në ekonominë e vendit. Turizmi, e kemi thënë disa herë, që është shtylla kryesore e ekonomisë.Është një sektor që është shumë i ndjeshëm nga destabiliteti politik, tensionet që krijohen, skenat e dhunës që i shohim të shfaqura në mediat e huaja.
Gërxhani kërkon të merren masa për infrastrukturën,papastërtinë,akomodimin apo certifikimin e guidave.
Kliton Gërxhani: Të minimizohet informaliteti, guidat, transporti turistik, restorantet dhe pastaj pas kësaj ka probleme të tjera që kanë të bëjnë me marketingun e destinacionit, infrastrukturën, pastërtia në zonat turistike por jo vetëm.
Pavarësisht masave për të zgjatur sezonin turistik në Shqipëri, vera mbetet kryesorja për shkak të frekuentimit të plazheve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/turizmi-me-probleme-gerxhani-kriza-politike-tremb-pushuesit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz