'Rikthehet' dimri, era përmbys dy kamionë dhe 'fluturon' tjegullat e çative në Lezhë

2019-02-23 2

Kjo fundjavë risolli acarin dhe dëborën thuajse në të gjithë vendin. Era e fortë, veçanërisht gjatë natës, ka sjellë pasoja, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Dy kamionë janë përmbysur në rrugë, tjegullat janë shkëputur nga çatitë, pemë të rrëzuara në mes të rrugës që deri në zhbllokimin e tyre krijuan trafik të rënduar rrugës për në Elbasan, në Ibë. Era e fortë dhe ngricat sidomos në veri dhe juglindje, ku ka pasur më shumë reshje, sollën probleme edhe në rrjetet elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se grupet janë në terren për të rregulluar defektet.

Ndërkohë ne Portin e Shëngjinit për shkak të erës së forte është penguar dalja e anijeve në det. Më e qetë është situata në Portin e Durrësit, ndonëse autoritetet paralajmëruan vonesa të trageteve. Megjithatë Durrësi është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune, i zbardhur nga dëbora.

Në qarkun e Korçës temperatura kanë arritur deri në?10 grade. Mjetet borëpastruese kane filluar me pastrimin e rrugëve, ku këshillohet përdorimi i zinxhirëve në një pjesë të rrugës Korçë-Dardhë, në Qafën e Qarrit si dhe në aksin Korçë ? Voskopojë.Era e fortë në qytetin e Lezhës ka bëre që të fluturojnë tjegullat nga çatitë. Banorët janë zgjuar duke parë se tjegullat e çatisë ishin shkëputur, si pasoje e furtunës që ka fryrë gjatë natë.

Shumë qytete të tjera u zgjuan të zbardhura nga dëbora, por deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin në rrugë, por vetëm disa zona problematike sa i përket energjisë elektrike.

Probleme te furnizimit me energji elektrike për shkak të motit raportohen edhe në rajonin e Lezhës. Në rrugën Balldre-Torovicë një shtyllë elektrike është rrëzuar si pasojë e erërave duke rënë në mes të rruges