Dëborë në Kukës, nuk ka bllokim rrugësh, por nisin problemet me energjinë

2019-02-23 0

Edhe në Kukës u rikthyen temperaturat e ulët. Në zonat malore ka ngrica, ndërsa në zonat e ulëta reshje të vogla bore.

Të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Rrugët rurale janë të hapura përveç fshatrave të lartësive të Njësisë Administrative Lekbibaj bashkia Tropojë dhe Arrën të cilat janë të bllokuara.

Ndërkohë si pasojë e problemeve në rrjetet elektrike, nuk kanë energji elektrike Njësia administrative Bicaj,Ujmisht, Bushtricë, GrykëÇajë, Kalisë, Shishtavec, Topojan, Zapod, Bashkia Kukës. Njësia Administratie Golaj, Fajza, Bashkia Has. Njësia Administrative Lekbibaj, Bytyç , Bashkia Tropojë. Nga erërat e forta janë dëmtuar linjat e tensionit të ulët dhe të mesëm. "Grupet e punës po nisen për riparimin e defekteve", njofton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.