Ora News - Shalsi: Opozita në qorrsokak, më shumë se veten s'mund të dëmtojë qeverinë

2019-02-22 0

#oranews #eduartshalsi
Një veprim ekstrem dhe stisje e një krizë politike që nuk ekziston.

Kështu e cilësoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

Shalsi: Kanë shkuar në një veprim ekstrem, po mundohen të stisin një krizë politike dhe natyrisht po tentojnë me të gjitha mënyrat të dëmtojnë imazhin e vendit në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

I ftuar në Ora News, Shalsi përjashtoi mazhorancën nga përgjegjësia për këtë situatë.

Shalsi: Mazhoranca do të kishte përgjegjësi në rast se nuk do të dëgjonte zërin e arsyeshëm, tentativat tona për të diskutuar dhe dialoguar kanë qenë vazhdimisht. Kemi qenë në pritje të pjesmarrjes së tyre në atë që do të realizohet si reformë elektorale por mesa duket qëllimi i PD apo krerëve të saj. Ka një dallim mes krerëve të PD dhe partisë.

Veprimi i fundit ngjan më shumë me një dezertim nga fronti i betejës. Beteja bëhet në parlament, bëhet me mjete demokratike.Prej kohësh kemi një opozitë të çakorduar dhe të hallakatur. Në pamundësi për të mundur PS përmes zgjedhjeve kanë synuar të zgjedhin një rrugë që mendoj se është një rrugë qorre, pa krye dhe që do të dëmtojë më shumë nga të gjithë atë vetë si forcë politike.

Shalsi dha edhe përgjigjen se pse mazhoranca me në krye Ramën refuzojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Shalsi: Nuk mundet që demokracia të përdhoset nga dëshira, teka apo kapriço. Populli foli qartë në 2017, ka dhënë një mandat katërvjeçar. Zgjedhjet e parakoshme kërkohen kur kuptohet se ka një pakënaqësi të madhe dhe balancat politike kanë ndryshuar.

Në gjithë këtë aksion opozitar, Shalsi parasheh se e humbur do të dalë ajo vetë.

Shalsi: Nëse opozita dhe krerët e saj nuk e kanë kuptuar që janë futur në një qorrsokak që më shumë se do të dëmtojnë veten e tyre nuk do të dëmtojnë as qeverinë. Nëse do të vazhdojnë me këtë këmbënguljen e vjetër nuk do ti shpjerë gjëkundi përveç se do ti tkurrë. Opozita po kërkon gjëra që janë të papërceptueshme për sitemin demokratik. Nuk është e mundur të largohet Kryeministri i zgjedhur me votë.

Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Shalsi pati këtë koment:

Shalsi: Ajo që të shqetëson dhe na ka shqetësuar kanë qenë aktet e dhunës të demonstruar. Janë akte që nuk ndihmojnë dhe nuk përmirësojnë demokracinë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shalsi-opozita-ne-qorrsokak-me-shume-se-veten-smund-te-demtoje-qeverine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz