U përjashtua nga PD-ja, Murrizi tallet me Bashën: Unë nuk jam dele...

2019-02-22 0

Deputeti demokrat Myslym Murrizi reagoi për herë të parë pas përjashtimit nga Kryesia e PD-së mbrëmjen e sotme. Ai tha se nuk do të pranojë që të bëhet dele, ndërsa akuzoi se organet vendimmarrëse të PD-së janë bërë si Byroja Politike komuniste. "Titrat nuk besoj se anulojnë vendimin e Byrosë Politike. Ishte vendim i pritur, jo surprizë. Bijtë e këtyre që më kanë bërë biografinë nuk mund ta pranonin që të isha deputet. Ajo që më habit, demokratët prisnin që kryesia dhe këshilli, u nisën për të rrëzuar Ramën dhe jo për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të kisha ikur vetë. Pasi nuk ka asnjë gjë nga kjo parti, janë njëlloj si shkarkimet e Kadri Hasbiut, etj. Mendojnë të shkarkojnë ata që u prishin punë. Nuk besoj se është vendim individual i Bashës, por i Kryesisë. Herën e parë jam përjashtuar në 2003 nga PD-ja. Unë nuk bëhem dele" deklaroi ai.

Free Traffic Exchange