Ditëve të fundit ka shumë reagimeve në opinion për nepotizmin në vend. Funksionarët vijojnë t?i punësojnë të afërmit e tyre nëpër institucione e ndërmarrje publike. Kryeministri Zoran Zaev edhe sot theksoi se do të kërkojë përgjegjësi, nëse Komisioni Kundër Korrupsionit, ose ndonjë institucion tjetër vërteton se ka pasur intervenime dhe shkelje të ligjit. Në emisionin "360 Gradë" në televizionin Alsat, kryetarja e Komisionit anti- korrupsion, Biljana Ivanovska thekson se në bazë të Nenit 76 nga Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave kanë filluar procedurë për deri tani 18 raste. Ajo duke marrë shembull konkret vajzën e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi e cila gjendet në listën e rasteve, shtjellon mënyrën se si ky Komision do të filloj hetimin.