Artistja ekspozon skulpturat në Tiranë, Miftari: 2019, viti i lobimit të Kosovës në UNESCO

2019-02-22 3

Statuja e një figure femërore, një figurë ikonë në skulpturë, e artit prehistorik në Kosovë, e njohur si Hyjnesha në Fron, inspiron artisten Arjeta Miftari në veprat e saj. Për herë të parë artistja ekspozon në Tiranë ?Rrugëtimin?. Ajo nëpërmjet Hyjneshës në Fron bën një analizë të vetes, të gruas edhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. ?Arsyeja ka qenë se unë mendoj se këtë simbol që e kemi shumë të rëndësishëm të prezantojmë kudo në botë? tha Arjeta Miftari. Nuk mungojnë as elementet tradicionale në Hyjneshën e Arjeta Miftarit. ?Shallin e kam lidhur ne ngjarjet në Kosovë, një lloj gufatje, për të vazhduar me elemente të tjera tradicionale, dhe me një ngjarje personale, ku sime meje kur ka lindur, shalli i ka shpëtuar jetën? theksoi Arjeta Miftari.

Ajo na rrëfen edhe procesin e punës, që e sjell në 45 fotografi të ekspozuara. ?Këtu shihet e gjithë puna, por është shumë e vështirë. Derisa të vish këtu duhet të kesh një motiv edhe shumë forcë. Është një punë e jashtëzakonshme, që unë kam punuar për 6 vite radhazi, por që është shumë e vështirë për t?u kthyer pas. Një skulptore që për pesë orë nuk ndahet nga dalta edhe çekiçi është shumë e vështirë?.

Me këtë simbol që ka në qendër figurën e femrës, artistja do të rrugëtojë në shumë vende të botës, për të lobuar që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. ?Viti 2019 do jetë viti i lobimit të Kosovës drejt UNESCO-s. E kam zgjedhur këtë, sepse Hyjnesha është një simbol shumë i rëndësishëm për ne?. Hyjnesha në fron është një statujë e vogël, figurinë terrakote e gjetur në vitin 1956 në vendin e mullirit e njohur, si Tjerrtorja pranë Prishtinës, në Kosovë. Ekspozita vazhdon të qëndrojë hapur në Muzen Historik Kombëtar.

Free Traffic Exchange