Promovohet vepra e plotë e poetit Havzi Nela, vëllai i tij: Plotësova amanetin e tij!

2019-02-22 13

5548 vargje të poetit martir Havzi Nela shohin dritën e botimit. Poezitë në shtatë fletore i ka ruajtur përreth 35 vite vëllai i tij, Shukriu, të cilit ia kishte besuar gjatë kohës që ishte në burg. Do të ishin vitet 1983, ku Nela ishte i burgosur në Qaf-Bar në Pukë dhe më pas (1987) i internuar në Arrë të Kukësit, kur do t?i i kërkonte të vëllait, që këto poezi t?i ruante për t?i botuar.

Sipas studiuesve të pranishëm në këtë promovim poezitë e poetit të lirisë janë shenjtëruar nga triumfi i familjes shqiptare, që i mbijetoi ferrit të tjetërsimit komunist, në themel të të cilit lartësohej urrejtja, mohimi dhe vëllavrasja. Vëllai i Havzi Nelës mes dhimbjes dhe lotëve rrëfen se si këto poezi i kanë shpëtuar regjimit komunist

?Ishim brenda telave, një oficer rrinte tek unë dhe shikonte Havziun dhe një oficer rrinte tek Haviu dhe shikonte mua. Ai i nxori edhe unë i futa në gji. Sot jam i çliruar edhe unë, se ma pati lënë amanet?, thotë Shukri Nela, vëllai i Havzi Nelës.

Shkrimtari e poeti, Visar Zhiti, i cili e ka jetuar nën lëkurë përndjekjen e atij regjimi, flet për botimin e kësaj vepre.

?Ato janë poezi të një poeti martir, janë dhembja e tij, klithmat e tij. Këto nuk janë shkruar në laboratorë, në studio, por janë shkruar në baltë?, deklaron Visar Zhiti.

?Kjo është dëshmi është e një vuajtje dashurie veç të tjerave, njerëzore, e një kohe që i plagosi pa fund edhe pa anë dhe më së fundmi i bëri që të dridhen në litar njerëzit. Është dëshmi jo vetëm personale, por është dëshmi e një vuajtje kolektive?, u shpreh studiuesi Sadik Bejko.

Ndërsa, Bedri Blloshmi, shoku i tij i burgut e kujton Havzi Nelën, si një njeri të qetë.

?Unë jetoj me imazhin e Havzi Nelës në burgun e Qaf-Barit. Ishte një njeri i qetë?, thotë Bedri Blloshmi.

Havzi Nela ndonëse u dënua me varje në qytetin e Kukësit, në vitin 1988. Ai ishte i vetëdijshëm për rrëzimin e sistemit komunist.

?Shtatë fletore? të Havzi Nelës është botimi i parë i plotë i veprës poetike të Havzi Nelës, i cili botohet në 30-vjetorin e ekzekutimit të tij.