#oranews #artamarku
Kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur me shpallje të moskompetencës. Për të argumentuar përgjigjen Kuvendit është ngarkuar kryetari i KLP
"Këshilli nuk është organ që del me rezoluta, merret me vendime. Në këto kushte ne e quajtëm komunikimin administrativ midis institucioneve si mënyrën më të mirë për t'i dhënë përgjigje kësaj çështjeje" u shpreh kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi në një prononcim për median.
Shkresa me argumentet do të bëhet publike nesër në mëngjes.
Shkresa- Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut.
Sipas padisë, ?Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor".
Pas mbylljes së aplikimeve për SPAK dhe 27 kandidaturave, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se tashmë do të miratohet rregullorja e pikëzimit per përzgjdhjen e kandidatëve.
Në mbledhjen e kesaj të premte, 22 shkurt, KLP zgjodhi drejtuesit e prokurorive që kanë mbetur bosh pas largimeve nga vetting. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda u vendos Altin Dumanin. Prokurorja Rozeta Qirjaqi u caktua me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë.
Ndërkohë u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës pas shqetesimeve te ngritura nga prokurorja e vetme e ketij rrethi.
Po sot në KLP u bë komandimi i 6 këshilltareve pranë këtij institucioni. Ata janë: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mblidhet-klp-shqyrton-kerkesen-shkarkimin-e-arta-markut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz