Vazhdon skandali me punësimin e të afërmve të politikanëve aktual nga pushteti. Kryeministri Zoran Zaev tha se do të kërkojë përgjegjësi, nëse Komisioni Kundër Korrupsionit, ose ndonjë institucion tjetër vërteton se ka pasur intervenime dhe shkelje të ligjit. Kërkesën e Zaevit për t'u tërhequr nga postet, nuk e respektojnë zyrtarët e BDI-së deri tani.