Ajo që Ylli Tusha krijon duke përdorur materiale bazike hidraulike apo elektrike është mbresëlënëse! Aksesorët e stilit urban e rustik janë fjala e fundit e interierit, dhe Ylli I realizon ato me mjeshtëri e përkushtim. Ai na tregon se profesionin e vetë prej elektriçisti e ka kthyer në avantazh në pasionin e tij për krijimin e aksesorëve jo vetëm artizanal dhe të veçantë por edhe funksional e rezistentë.