Pjesa e dytë dt 21 shkurt Pa Gjurme- Tepelenasi ne kerkim te dy femijeve, gjeorgjania u thote se i ati u ka vdekur
Në emisionin e "Pa gjurmë", mbrëmjen e sotme ka ardhur e trajtuar historia e një babai, i cili pas 15 vitesh bashkëjetësë me bashkëshorten gjeogjiane ku çifti pati marrëdhënue shumë të mira, papriturur ajo vendos të largohet nga shtëpia duke braktisur Laertin, të shoqin e saj, ndërsa me vete mori dhe dy fëmijët e tyre duke u larguar fshehurazi në drejtim të paditur.
41-vjecari nga Tepelena, Laerti kishte emigruar që herët drejt Greqisë, në kohën e ndryshimevetë mëdha për shqiptarët, në vitin 1990-të. Bashkë më shokët e gjimnazit ato emigrojnë drejt Greqisë nga mali për një jetë më të mirë. Atje qëndrojnë rreth 3 muaj dhe punon në bujqësi. Gjatë kësaj kohe ai njihet me Shpresën, bashkëshorten e tij të parë. 15 vite zgjati kjo martesë dhe çifti ndahet. Laerti nis sërish emigrimin drejt Athinës e pas stacionohet në Pire në vitin 2000. Ky ishte viti kur Laerti me Ninon shtetasen e huaj nijihen së bashku, dhe me të cilin fillojnë dhe bashkëjetësën. Laerti nis punë në ndërtim kurse Nino ishte e papunë . Marrdhenia mes Shqiptarit nga Tepelena dhe gjeorgjanes ishte e mirë deri në momentin që në marrëdhënien e tyre nuk ndikoi e ëma e Ninos dhe motra e saj. Laerti dhe Nino vendosin të martohem dhe në jetë vijnë dy fëmijët e tyre, Thomas në vitin 2004 dhe Ema në vitin 2007.