Report Tv-Veliaj pret në takim homologun maqedonas

2019-02-21 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim homologun e tij, kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive për qytetarët e të dy qyteteve. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi homologut maqedonas ?Kullën e Sahatit?.

Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial për të ecur së bashku dhe për të mësuar nga modelet e suksesshme prej njëri-tjetrit. ?Jam shumë i lumtur që si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, po ecim bashkë në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO. Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi mund të ecin bashkë dhe besoj se ka shumë gjëra për të mësuar?, tha Veliaj, teksa bëri me dije edhe disa nga fushat konkrete të bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Homologu i tij maqedonas, Petre Shilegov vlerësoi transformimin e pandalshëm të Tiranës dhe shprehu mbështetjen për të çuar përpara bashkëpunimin me kryebashkiakun Veliaj edhe në mandatin e dytë.