#oranews #nderprerjemandati #edirama
Pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku opozita ka djegur mandatet, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë ndërprerje të mandatit të një qeverie legjitime.
Në një fjalim nga kryeministria e cila zgjati 30 minuta, kreu i qeverisë bëri të qartë se rruga e vetme për të ardhur në pushtet janë zgjedhjet, se zgjedhja e opozitës për të djegur mandatet është zgjedhja më e keqe që ka bërë opozita.
Rama tha se opozita e cila organizoi protestën e sotme para parlamentit ?me punonjës bashkie nga Shkodra Kamza mallakastra pa harruar Kavajën ku ka rifilluar të kthehet pislleku? po përdor logjikën e humbësve.
Rregullin e padëgjuar dhe palexuar se kur një opozitë arratiset nga kuvendi shumica duhet të ndërpresë mandatin e saj dhe të shkojë në zgjedhje me qeverinë që i pëlqen opozitës.
Me gjithë respektin për punonjësit e bashkive që u kycën sot për qytetarët nga Shkodra, Kamza e deri në Mallakastër, e pa harruar Kavajën ku ka rifilluar të kthehet pislleku për të furnizuar protestën para parlamentit sovrani nujk është ai që del në rrugë por ai që gjykon në zgjedhje.
U blenë zgjedhjet në 2017 dhe këtë e provoi Zëri i Amerikës, prandaj duhet zëvendësuar parlamenti me rrugën dhe sovrani me militantët që dalin në rrugë? Ndjesë por këtë logjikë nuk e pranon demokracia, se pranon asnjë nga ata njerëz të zakonshëm që mund ta duan largimin e kësaj qeverie që sot por nuk mund ta duan kurrsesi që vendi i fëmijëve të tyre të bëhet një territor i paqeverisshëm kurrë më nëse futet një rregull i ri i padëgjuar dhe palexuar askund në libra se kur një opozitë arratiset nga kuvendi shumica duhet të ndërpresë mandatin e saj dhe të shkojë në zgjedhje me qeverinë që i pëlqen opozitës. Kjo është logjikë humbësish që vetëm e dinë që nuk fitojnë dot, por dhe kanë humbur arsyen nga dëshpërimi.
Dëshpërimi lidhet jo vetëm me pushtetin që iku dhe nuk duket në horizont por dhe me drejtësinë që po vjen dhe nuk ndalet dot me asnjë grup deputetësh të maskuar që hiqen si popull i zemëruar me asnjë fantazëm të rrëmujave të vjetra dhe asnjë dhunim të institucioneve të gjithhershme demokratike"
Rama tha se dora e bashkëpunimit do të jetë e shtrirë.
Rama shfajesohet
Rama: Unë nuk jam as i rënë nga qelli dhe as i pagabueshëm. Përkundrazi kam bërë gabim, edhe jam tërhequr edhe kam thënë më fal.
Jam tërhequr duke bërë hap prapa më shumë se njëherë, kur kam parë që ata që protestojnë kanë të drejtë. Kam bërë çmos tu gjendem atyre që më kontaktojnë
Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam besimin e kam bashke më PS mbështetjen e këtij populli nuk është kjo që kemi. Se po të ishte kjo unë nuk do të bëjë këtë detyrë. Kjo Shqipëri që kemi, jo nuk është ajo që kishim, por nuk krahasohet dot në asnjë zonë të territorit të Shqipërisë që kishim. Në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time ia futën këtij populli kokën në mes të këmbëve të keqqeverisjes së tyre.
Drejtësia do të ndajë politikanët e akuzuar se janë të gjithë njësoj, nga ata që ka...