Presidencialet, takim Zaev-Kasami

2019-02-21 0

Pas përfundimit të takimit, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami theksoi se mbështetja e tyre për kandidatin e përbashkët nuk do të jetë pa kushte. Ai tha se do të pranojnë kandidat që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe nuk do t?i ndajë ata në baza etnike.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit tha se ka prezantuar idenë për kandidat konsensual për president të vendit. Siç tha përmes një analize të detajuar, të gjendet një emër që do të jetë i pranueshëm për të gjithë.

?Kam mirëkuptim se si opozitë që janë, lanë të hapur mundësinë për paraqitje vetanake në zgjedhjet presidenciale. Janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë, por jam i lumtur dhe falënderues për shkak se pranuan të bisedojmë dhe t`i dëgjojnë argumentet tona se përse duhet të bisedohet për një kandidat të përbashkët?.

Kryeministri Zaev është shprehur optimist se deri në kongresin partiak do të arrijë që pozitivisht t'i përfundojë negociatat me partitë politike, siç tha për të gjetur një kandidat, i cili do t'i bashkojë të gjithë. Pas takimit të pasuksesshëm me liderin e ASH, Ziadin Sela, Kryeministri paralajmëron një përpjekje tjetër për të biseduar me përfaqësues të kësaj partie.

Tv Klan