Peticion Thacit per bashkimin e Mitrovices

2019-02-21 2

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i ka dorëzuar peticionin për bashkimin e dy Mitrovicave, Presidentit Hashim Thaçi. Bahtiri ka kërkuar nga Presidenti që ta marrë iniciativën që sa më shpejt ta dorëzojë peticionin në Kuvend për shqyrtim, ndërsa tha se përveç Kryeministrit, të gjithë e kanë përkrahur peticionin.

?Ju e dini që Mitrovica është ndarë padrejtësisht dhe kërkojmë që Mitrovica të bashkohet, pasi ajo veriorja është duke u udhëhequr nga organet paralele. Mjaft më me këto përplasje brenda institucioneve, le të mendojmë për të mirën e qytetarëve. Po ia bëj me dije Kryeministrit dhe MAPL se Mitrovica është e bashkuar dhe kjo sa më shpejt që është e mundur të shfuqizohet vendimi. Se a e përkrah kush a jo është pak e rëndësishme. Me përjashtim të Kryeministrit të gjithë liderët e përkrahin. Mos të më detyrojnë me shkuar më tutje?.

Pas takimit, Presidenti nuk ka folur për mediat lidhur me këtë çështje. Peticioni për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Kjo Ministri, vendimin e ka arsyetuar se propozimi me peticion nuk i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore.

?16.594 qytetarë në fund të vitit të kaluar kanë nënshkruar peticionin për bashkimin e Mitrovicës, iniciativë kjo e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri?.

Tv Klan

Free Traffic Exchange