Report Tv-Ekskluzive/ Zbardhet dosja e 'luftës' në Vlorë me 78 plumba

2019-02-21 3

Vrasja e dy personave në Vlorë Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe plagosja me dy plumba e Armando Sulejmanit ose siç njihet ndryshe me nofkën ?Çipuri?, është kryer nga tre individë tëmire armatosur dhe ende të paidentifikuar nga policia e Vlorës. Në 17 shkurt 2019 në orën 12:30 lagjia e ?Ujit të Ftohtë?në Vlorëështë përfshirë në?luftë?, pasi të shtëna të shumta armësh janë dëgjuar në rrugën ?Dhimitër Konomi?, aty ku po udhëtonin me një mjet tip ?Passat? tre personat Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe Armando Sulejmani.

Sot ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë ku atentatorët i janë vënë nga pas dhe sapo kanë marë kthesën drejt ish-kampit të puntorëve në Vlorë, ?Passati? ku udhëtonin tre personat e dëmtuar, është gjendur mes breshërive të shumta automatike që vinin nga tre armë të ndryshme zjarri. Për 5 apo 7 minuta kjo zonë ka qënë në luftë, për shkak se nga Benzi, që vinin të shtënat janë lëshuar mbi ?Passatin?, ku udhëtonin viktimatArjan Hasanaj, Resti Rexho dhe i plagosuri Armando Sulejmani, plot 78 plumba. Pjesa më e madhe e plumbave vinin nga prapa ?Passatit? por edhe nga anash. Ndërkohë për t?ju shmangur zjarrit të pamëshirshëm që vinte nga Benzi, drejtuesi i mjetit tip ?Passat? Arjan Hasanaj edhe pse në trup mbante shumë plumba, ka mundur ta fusë makinën në oborrin e shtëpisë të shtetasit K.B.

Ndërsa autorët janë larguar në drejtim të lagjes ?Çentrale?, aty ku në 1997 zona kontrollohej nga grupi i ?Xhelitajve?. Shumë plumba në trup kanë marë dy viktimat e pafajshme, ndërkohë që objektivi i këtij atentati Armando Sulejmani ka marrë vetëm dy plumba dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ditën e djeshme Sulejmani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim heqjen e plumbave. Sulejmani ruhet me masa të forta sigurie në spitalin e Vlorës, ndërkohë po dje i është komunikuar në ambjentet e spitalit të Vlorës dhe masa e ?arrestit në burg? për akuzën e ?Armëmbajtjes pa lejë?.