#oranews #protestaeopozites
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Armando Sulejmanin, i cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit të 17 shkurtit në Vlorë. Por i ashtuquajturi Çipuri duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë për ngjarjen ku i vranë dy miq.
Armando Sulejmani duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë në lidhje me atentatin ku ai mbeti i plagosur dhe i vranë miqtë e tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani.
39-vjeçari nuk ka bërë asnjë deklarim para gjytarëve që i caktuan masën e sigurisë "arrest me burg".
Seanca u mbajt në spitalin e Vlorës, ku Sulejmani po trajtohet për dy plagët që mori në atentatin e 17 shkurtit në zonën e ujit të Ftohtë.
Prej aty ai do të do të transferohet direkt në qelitë e paraburgimit.
39-vjeçari i njohur edhe si Çipuri u arrestua të hënën pasi policia i gjeti një pistoletë pa leje, të cilën dyshohet se e ka përdorur gjatë atentatit që i bënë.
Ndërkohë Policia e Vlorës ka shoqëruar disa dhjetra persona në lidhje me krimin e rëndë, por ende nuk ka autorë të arrestuar.
Pak minuta pas atentatit, policia gjeti armët e dyshuara që u përdorën për atentatin dhe një makinë të djegur.
Materialet janë dërguar për ekspertim për gjurmë të mundshme, por ende nuk ka detaje.
Hetimet janë përqëndruar tek larja e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë, pistë kjo e përforcuar nga e shkuara e Sulejmanit si anëtar i ish-bandës së Gaxhait por i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes kriminale gjatë viteve të fundit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cipuri-hesht-atentatin-ne-vlore-nga-spitali-do-shkoje-ne-burg
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz