LIVE/ Protesta e opozitës 21 shkurt 2019, deputetët dorëzojnë mandatet

2019-02-21 9

#oranews #protestaeopozites

Nga sot deputetët e opozitës nuk janë më në parlament. Nën thirrjen "Rama ik" dhe të shoqëruar nga mijëra mbështetës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deputetët e grupeve parlamentare të opozitës dorëzuan zyrtarisht mandatet në kryesinë e Kuvendit.

Protesta e nisur rreth orës 10:30 fillimisht para parlamentit për tu zhvendosur më pas para kryesisë u mbyll rreth orës 13:00 me fjalimin mbyllës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili paralajmëroi se tani protestat do të jenë jo vetëm në Tiranë por dhe në shumë qytete të tjera.
Nga selia e PD-se Kryetari Basha tha: Sot dorëzuam mandatet. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj me ju e për ju. Nisëm një rugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet. Opozita i vuri kyçin parlamentit të krimit. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlroë, Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër, Tropojë e Sarandë anembanë vendit Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Pas protestes pritet mbledhja e grupit PD per te vendosur per axhenden e protestave te tjera.

Ora News përcjell live në youtube dhe facebook gjithë protestën

Ora 13:14 Kryemadhi në selinë e PD

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndodhet në selinë e PD-së. Për pak minuta pritet të ketë një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së që dorëzoi mandatet dhe grupit që merret me organizimin e protestave për të diskutuar për mënyrën sesi do të vazhdojë kjo betejë opozitare. Nga burimet për Ora News pritet të ketë një axhendë periodike jo vetëm me protesta masive në Tiranë por protesta edhe në rrethe.

Ora 12: 46 Pas dorezimit te mandateve, kryetari i PD-se dhe deputetet iu drejtuan selise se PD-se, ndërkohë dhe kryeministria vijon te ruhet nga kordoni policor.

Ora 12: 39 Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dorezuan mandatin ne kryesi dhe me pas u zhvendosen.

Ora 12: 20: Kryetari i PD-se Lulzim Basha, kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi por dhe deputetet e tjere të opozitës që kanë firmosur dorëheqjen nga mandati kanë hyrë në kryesinë e kuvendit për të dorëzuar zyrtarisht mandatin.

Ora 12: 08 Protestuesit zhvendosen drejt kryesise se Kuvendit. Zhvendosen dhe efektivet e policise.

Nderkohe nga ora 10:30 deri ne 12:08 protesta u mbajt para parlamentit. Cdo deputet mbajti nje fjalim te shkurtër ku njoftonte se ka hequr dorë nga mandati dhe kërkoi rrëzimin e Ramës. Kjo është protesta e dytë radhazi pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Ora 11: 54 Basha, dhe protestuesit po marshojne drejt kryesise se kuvendit

Basha: 'Le ta nisim udhëtimin tonë tani. Ndiqmëni bashkë. Asnjëri të mos mungojë të gjithë pas nesh të dorëzojmë në mënyrë finale të pakthyeshme mandatet e deputetëve për ti dhënë fund fasadës së regjimit kriminal, të marrim në dorë fate tona. Të gjithë pas meje për të finalizuar këtë akt historik dhe patriotik."

Nderkohe po hidhen tymuese.

Për më shumë lexoni në:
http://oran...