Pas fjalimit para parlamentit, lideri demokrati Lulzim Basha ka marrë pas vetes turmën e protestuesve për tu nisur drejt Kryesisë së Kuvendit, godinë e cila ndodhet përballë kryeministrisë. Më herët aty pati një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama.Kjo lëvizje e demokratëve për të shkuar drejt kryesisë së Kuvendit, duket se ka qenë ë sinjalizuar më herët, pasi kryesia është rrethuar me tela me gjemba. Ndërkohë, forca të policisë ka edhe rreth godinës së kryeministrisë.