#oranews #protestaeopozites
Në prononcimin e parë pas dorëzimit të mandatit, Ervin Salianji deklaroi për Ora News se më në fund ky proces mbaroi dhe tashmë ndihet më i fuqishëm sepse ka një mandat popullor masiv.
Ervin Salianji: Ish-deputetë tanimë. E gjithë situata e krijuar jo me djegie, jo pa djegie, jo me procedurë, jo pa procedurë. Sot në Kryesinë e Kuvendit u dorëzua në mënyrë protokollare siç e kërkon ligji, dorëheqja e gjithë grupit të deputetëve të opozitës për të treguar se ky parlament është ilegjitim, i dalë nga zgjedhje jo të lira dhe të ndershme dhe nga vota ose të presionuara nga krimi ose të blera nga paratë e korrupsuionit.Ne nuk mund të jemi më fasadë e një republike që duhet të ishte parlamentare, por është kthyer republikë e një grupi të vogël njerëzish. Sot si deputetë mund të jemi të papaguar por jemi më shumë se të mandatuar. Deri sot kishim një mandat në parlament, tashmë kemi një mandat popullor masiv për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen në këtë vend por të gjithë rregullat e lojës.
Lidhur me aksionin e radhës të opozitës, Salianji tha se do të ketë një vendimmarrje hap pas hapi.
Ervin Salianji: Do të jemi me qytetarët dhe do dëgjojmë zërin e tyre. Do vazhdojmë takimet dhe tubimet me qytetarët në rrethe dhe Tiranë. Do të luftojmë deri në rivendosjen e rregullave të lojës, rikthimin e demokracisë dhe bërjen realitet të thirrjes së viteve '90-'91, "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".
Ndërsa emri i tij u përfol si një nga deputetët që ka refuzuar të dorëzojë mandatin, Salianji tha: "I pari që e kam propozuar, i pari që e kam firmosur, i pari që jam mes qytetarëve.Është tymnajë e hedhur nga mediat e majta".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/salianji-flet-si-ish-deputet-mund-te-jemi-pa-page-por-kemi-mandat-popullor-masiv
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz