Basha para protestes: Sot bejme realitet djegien e mandateve

2019-02-21 0

Përpara nisjes së protestës opozitare para Parlamentit, Lulzim Basha është shprehur se sot do të bëjnë realitet vendimin e tyre për djegien e mandateve të deputetëve.

Duke folur për gazetarët jashtë selisë blu, kryedemokrati theksoi se nga dita e sotme Parlamenti nuk funksionon më, ndërsa Kryeministri Edi Rama është larguar nga Tirana.

"Sot ne do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Mandatet do digjen sot, parlamenti sot në mënyrë antikushtetuese ka mbyllur dyert sepse nuk është më Parlamnent, qeveria për sot është larguar. Ne do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen shumë shpejt në zgjidhje politike", deklaroi Lulzim Basha.

Mbrëmjen e së mërkurës, deputetët e Partisë Demokratike dogjën mandatet e tyre parlamentare dhe kërkojnë krijimin e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme.

Free Traffic Exchange