PD djeg zyrtarisht mandatet

2019-02-20 1

Pas votës unanime që mori më herët në grup dhe kryesi, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar vendimin për djegien e mandateve të deputetëve.

Ka qenë vetë kreu i opozitës Lulzim Basha ai që e komunikoi vendimin unanim të Këshillit përpara mbështetësve dhe simpatizantëve demokratë që kishin mbushur oborrin e selisë blu.

?Kam nderin dhe privilegjin, t?ju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PDSH, për djegien e mandateve parlamentare, me efekt të menjëhershëm.?

Një vendim i vështirë e i paprecedentë sipas Bashës nga ku nuk ka më kthim në betejën e nisur me qytetarët për të ardhmen europiane të vendit.

?Zgjedhim me përgjegjësi të plotë t?i bindemi sovranit. Ajo derë do të hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do ta hapim atë derë kur ndarja e pushteteve të garantojë një qeveri të përgjegjshme.?

Pavarësisht se kryeparlamentari Ruçi paralajmëroi anulimin e seancës plenare, Lulzim Basha tha se nuk do të tërhiqet nga ajo që e cilësoi fillimin e një beteje, ku i ftoi qytetarët të bashkohen përpara Parlamentit në protestën e thirrur në orën 10:00.

?Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe ne të gjithë bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, demokracinë për Evropën, SHBA. Do ta fitojmë për të sotmen e për të ardhmen. Ju ftoj në protestën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do t?i kthehet shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti i bekoftë shqiptarët.?

Pas vendimit, secili deputet ka firmosur këtë deklaratë për lënien e mandateve, ndërkohë që po vijohet me dorëheqjet edhe nga  kandidatët pasues të listës së Partisë Demokratike.

Tv Klan