Pa Gjurme- Vjehrra akuzon familjen e nuses: Ajo me genjeu per djalin e humbur, dyshoj per…

2019-02-20 2

Pjesa e dytë dt 20 shkurt Pa Gjurme- Vjehrra akuzon familjen e nuses: Ajo me genjeu per djalin e humbur, dyshoj per?
Rasti i trajtuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Pa Gjurmë" është historia e Shaqir Ndreut një 51-vjeçari, i cili humbi kontaktet me familjen e tij në korrik të vitit 2002 duke u larguar nga Burreli në drejtim të paditur.

Vitet e vështira të tranzicionit Shaqiri i kalonte ilegalisht drejt Greqisë. Qëndronte 3-4 muaj dhe me pas kthehej. Shaqiri e Suzana u kurorëzuan në vitin 1998 dhe gëzimi i parë dhe i vetëm i tyre, djali Anisard erdhi në jetë një vit më pas. Çifti jetonte i ndarë nga familja e Shaqirit në një banesë më vete. Kryefamiljari kishte vite që punonte në Larisa të Greqisë, dhe bënte punë të ndryshme. Suzana kishte herë pas here konflikte dhe pavarësisht kësaj, ajo nuk largohej nga shtëpia edhe pse bashkëshorti kishte filluar të ushtronte dhunë mbi të. E dobët përpara bashkëshortit ajo nuk e denonconte për hir të djalit që kishin bashkë, ajo duronte dhunën që i shoqi ushtronte çdo ditë mbi të.

Shaqiri ishte i papunë dhe mbahej vetëm më paratë e emigracionit. Suzana merrej me punët e bujqësisë dhe ishte e vetmja rrugë jetese për ta. Në vitin 2002 Suzana largohet nga banesa e tyre për tek shtëpia e prindërve të saj, pasi nuk mund të duronte dot presionin psikologjik dhe fizik që ai ushtronte mbi të.

Edhe pse kanë kaluar 16 vite nga humbja e tij, familja e kërkon sot çdo në përpjekje për të mësuar të vërtetën se çfarë është bërë me fatin e tij, nëse ai është ende gjallë dhe jeton. Teksa flet për kalvarin e vuajtjeve dhe ndjenjën e mungesës për të birin e humbur në gjithë këto vite, nëna e 51 vjeçarit, Muslie Ndreu në studion e emisionit përballë gazetares Odeta Dume tregon dramën e përjetuar në këtë kohë të gjatë , duke hedhur dyshime për largimin e të birit në drejtyim të Greqisë pasi siç tregon ajo Shaqiri nuk është larguar asnjëherë në këtë mënyrë pa e telefonuar dhe njoftuar atë .