Nesër opozita ka paralajmëruar protestën e radhës para parlamentit. E ndërsa kryetari i Kuvendit e anuloi seancën për shkak të informacioneve se protestuesit mund të futeshin me dhunë në seancë, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen.
Mbrëmjen e sotme, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masat duke vendosur një brez me tela me gjemba në të gjithë perimetrin e sallës së parlamentit.
I gjithë perimetri i parlamentit do të rrethohet gjithashtu nga një kordon me policë. Nesër do të jenë 2 mijë forca të policisë në protestë, një numër më i lartë efektivësh se ai i tubimit të 16 shkurtit.