Ruçi anulon seancën parlamentare të së enjtes - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-20 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ashtu siç kishte paralajmëruar Vizion Plus në edicionet informative të së mërkurës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të anulojë seancën parlamentare të 21 shkurtit.Ruçi e komunikoi këtë vendim gjatë një konference për shtyp në ambjentet e kryesisë së kuvendit.Duke ju përgjigjur apelit të bërë nga ndërkombëtarët për pezullimin e seancës, kryeparlamentari Ruçi konfirmoi se ky vendim ekstrem është një masë e detyrueshme për të shmangur çdo skenar që nxin imazhin e vendit.Ruçi tha se ndihet I trishtuar që një pjesë e deputetëve qëndrojnë brenda në sallë dhe një pjesë tjetër jashtë godinës për të cilën janë mandatuar nga votuesit.?Më vjen keq që partnerët ndërkombëtarë kanë mbëjtur qëndrime të forta ndaj vendimit të opozitës, si kryetar i kuvendit dhe jo si deputet jamë shumë i shqetësuar për këtë situatë, nuk do të doja kurr realizimin e skenarit të organizuar nga opozita për djegien e mandateve sepse nje opozitë që vetëvritet politikisht i bën dëm të madh vendit. Një skenar i padëgjuar në historinë e parlamentarizmit është një lloj kamikazellëku që hedh në erë. Nuk është ky momenti dhe detyra ime që të komentoj këtë skenar por mund të them se ultimatumet nuk janë demokratike.?Gjithashtu në fjalën e tij kryeparlamentari i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojnë, duke theksuar se pushteti nuk merret me dhunë.