SHKODËR-Në seancën e 26 gjyqësore janë rrëfyer të akuzuarit për vrasjen e Hermes Beqirajt, ngjarje e ndodhur në datë 4 dhjetor të vitit 2017. Përmes avokatëve mbrojtës të akuzuarit Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Harifi kanë dhënë dëshmi kryesisht të ndryshme nga njeri tjetri ndonëse akuzohen për bashkëpunim. Avokati i autorit të dyshuar Elvis Hoxhaj, Kreshnik Kolndreaj deklaroi para trupit gjykues se nuk ishte i mbrojturi i tij autori i vrasjes. Ai tha se Hoxhaj para grupit hetimor në momentin e arrestimit ka pranuar vrasjen duke treguar një fabul, pasi ishte nën presion psikologjik. Sipas avokatit atij i ishte bërë presion për të pranuar një krim që nuk e ka bërë, por janë provat që hedhin poshtë akuzat.
?Në momentin e arrestimit autorit nuk i janë gjetur as në duar as fytyrë shenja baruti, arma e gjetur nuk provon se krimi është bërë përmes saj, ndërsa celula e telefonit është prova më e fortë ku mbështetet mbrojtja pasi kompanitë e telefonit provojnë se kur ka ndodhur vrasja Elvis Hoxha ka qenë 15 km larg vendngjarjes? -tha avokati. Ai kërkoi lirimin nga akuza e vrasjes me paramendim dhe kërkoi shpalljen i pafajshëm për akuzën vrasje me paramendim dhe vetëm dënimin për armëmbajtje pa leje për Elvis Hoxhën. Por dëshmia e dhënë nga i pandehuri tjetër Ditmir Harifi e përcjellë nga avokatet Fatbardh Kadria dhe Anton Kosteri kanë fundosur të dyshuarin Elvis Hoxhaj.
Ai ka dhënë dëshmi të detajuar rreth ngjarjes për të cilin kërkoi disa herë falje dhe mëshirë duke mohuar kategorikisht se ka pasur qëllim vrasjen e Hermes Beqirit me të cilin ishin shokë.Fillimisht fjalën e ka marrë avokati Fatbardh Kadrija i cili përshkroi dëshminë e plotë të Ditmir Harifit. ?Me Hermes Beqirin ishim shokë po ashtu dhe me Elvis Hoxhën. Paraditen e datës 2 nëntor kam qenë se bashku tek daja i Elvisit në Gruemirë të Malësisë së Madhe me motocikletë. Pasdite jemi nisur për kafe në lagjen Kiras ku na priste Hermesi me shokë të tjerë.