Ora News - Si e kujtojnë rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës protagonistët e 20 shkurtit 1991

2019-02-20 8

#oranews

20 Shkurti përkon me datën e rrëzimit së monumentit të diktatorit Enver Hoxha, një datë që përkon më rënien e regjimit komunist në Shqipëri.

Saimir Maloku është një ndër viktimat e këtij sistemi, ndërsa 20 shkurtin e vitit 1991 ishte në qendrën e kryeqytetit.

Saimir Maloku, ish i përndjekur politik: Nga RTSH kemi ardhur deri këtu. Populli iu turr monumentit që ka qenë. Ishte urrejtja e madhe që ishte akumuluar në 47 vjet. Para 2 vjetëve, atëhere ishte vendosur ky monument edhe thërrisnin "Parti Enver jemi gati kurdoherë" dhe pas dy vitesh ishte po ky popull që bërtiste "Enver Hitler".

Ndërsa Bedri Blloshmi, tregon përjetimet e këtij moment historic dhe aq të pritur nga shqiptarët, nga burgu I Burrelit.

Bedri Blloshmi, ish i përndjekur politik: E kam parë nga burgu i Burrelit, u kënaq shumë kur e tërrhoqën zvarrë. Hija e tij akoma e sot është e fuqishme.

Monumenti i diktatorit Enver Hoxha u rrëzua 28 vitë më parë, për të nisur një epokë të re politike për të gjithë shqiptarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/si-e-kujtojne-rrezimin-e-bustit-te-enver-hoxhes-protagonistet-e-20-shkurtit-1991

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp