Njeriu që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës, Astrit Hatellari, kujton pas 28 vitesh se çfarë ndodhi në 20 shkurt të vitit 1991. Ai na tregon se si hija e Enver Hoxhës, i cili për 45 vjet kishte qenë Zot në vendin tonë, vazhdonte që t?i ndiqte njerëzit edhe pas vdekjes së tij, prandaj rrëzimi i statujës shënon simbolikisht rrëzimin e diktaturës. Edhe sot ai e kujton atë moment, si një rastësi ose fat, që i takoi atij, por që nuk e quan vlerë të jashtëzakonshme, pasi ajo që ndodhi atë ditë, do të ndodhte gjithsesi
Ishte një ëndërr për t?u hedhur hija e Enver Hoxhës, se personi nuk jetonte më fizikisht. Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin. Para se të vinim këtu u bë një miting i madh. Edhe nisëm të zbresim drejt sheshit. Si të gjithë të tjerët patëm probleme tek televizioni. Isha mes 20 vetëve të parë që erdhëm, kishte pak njerëz. Njerëzit po shtoheshin. Nga katër anët kishte mitraloza dhe snajperë me dylbi. Të gjithë ishim bërë gati. Donim që të hiqnim atë që kishte kaluar njeriu shqiptar në 45 vite.
Astrit Hatellari, njeriu që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës
Në shesh Hatellari kujton vetëm njerëzit e thjeshtë, ndërsa politikanët e kohës vetëm prisnin që të merrnin pushtetin.
?Këtu nuk erdhën njerëz me kollaro. Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje në këtë pjesë. Inteligjenca shqiptare nuk erdhi, ata prisnin të vriteshin njerëz që të merrnin pushtetin" , wshtw shprehur Astrit Hatellari
Hatillari shton më tej se për rrëzimin e statujës nuk ka pasur asnjë organizim. Gjithçka është vendosur në shesh.
Populli ishte mbledhur i gjithë. Fillimisht i dhamë statujës së diktatorit me trup. Ishim rreth 40 veta. Këtu ishim vetëm qytetarë, që nuk kërkonim asgjë, donim vetëm që të hiqnim tmerrin që i kishte mbetur këtij vendi. Hoqëm pllakat, për t?u mbrojtur, jo për shkatërrim. Nuk ka pasur organizim. Ndaluam një makinë IF. Provuam me kallo edhe një litar në fillim. Provuan edhe të tjerë para meje. Më pas u ngjita sipër, nga mbrapa ishte dora. Në shesh kisha nusen, motrën edhe fëmijët. Ne bëmë punën tonë për të hequr hijen e madhe që ishte ngulur në këtë vend, derisa erdhi një litar tjetër dhe një kavo dhe në fund fare e tërhoqëm. Më pas se si u tërhoq është një problem tjetër.
Astrit Hatellari, njeriu që i vuri lakun statujës së Enver Hoxhës
Astrit Hatellari i cili para katër vitesh u vlerësua me medaljen ?pishtari i demokracisë?, të cilin e dorëzoi sërish, përfundon se këtë veprim e ka bërë për të gjithë ata njerëz të thjeshtë edhe intelektualë, që zëri i tyre nuk u dëgjua kurrë.