Report Tv-20 Shkurti i vitit 1991 përkujtohet në “Ditët e kujtesës”

2019-02-20 1

20 shkurti i vitit 1991, datë që shënon simbolikisht rrezikimin e diktaturës në Shqipëri u përkujtua në kuadër të ?Ditëve të Kujtesës?. Momenti që statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës. Sipas Jonila Godoles, drejtoreshës së Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, mbajtja gjallë e kujtesës bëhet edhe më revelenate në këto ditë të shkurtit, kur gjendja politike aktuale që po kalon ynë, na bën të kuptojmë se sa e lehtë është që në një demokraci të re edhe të brishtë, e rrëzuar drejt një regjimi totalitar, ku zëri i qytetarit dhe zërat ndryshe nuk kanë më vlerë.

Në vitin 2019 statuja është e shembur, por hija e diktatorit Hoxha ka mbetur, viktimat e regjimit enverist kanë mbetur pa monument. Ditët e kujtesës kanë pasur si mision një gjë, ndërgjegjëism të shoqërisë dhe të brezit të ri, që po rritet pa kujtesë në atë kohë.

Jonila Godole, drejtoreshë e IDMC
Por komunizmi që kaloi vendi ynë, konsiderohet si një rast brutal dhe të izoluar edhe nga historianë e diplomatë

Shqipëria në komunizëm ishte rasti më i izoluar dhe më brutal...Brutaliteti i regjimit vazhdon ta komplikojë tranzicionin edhe sot. Rënia e shtatores së Hoxhës rezultoi të ishte rënia e vetë komunizmit. Kishte disa ndryshime dhe më e rëndësishmja ishte se kishte shumë pak, ose aspak disidencë. Erdha për herë të parë në Shqipëri në verën e vitit 1989. Kam ende në mendje statujën e Hoxhës. Vizitova vendin dhe pashë panorama të ndryshme të vendit ku shpesh më bënin edhe të qeshja. Sigurisht ishim dhe vizitor në Jug, në Gjirokastër dhe Sarandë. Regjimi komunist kishte si sukses faktin se në hotel kishte bollëk në ushqim dhe mund të hanim të 25 vetë. Ideja ishte se të tregohej që ne shqiptarët jetojmë në të njëjtën mënyrë. Ishte një përvojë unike, kishte pak makina, dhe taksi që përdoreshin nga njerëzit në pushtet. Kishte dhe një parullë të madhe përballë statujës së Stalinit, që sot nuk është më. Pas rikthimit sërish në Shqipëri kam qenë dëshmitar i shumë ndryshimeve në Shqipëri.

Bernd J. Fischer, historian
?Pjesë të elitës politike të komunizmit janë ende në pushtet sot. Duhet që njerëzit të sqarohen për krimet e diktaturës?, u shpreh Walter Glos, drejtori i Fondacionit gjerman Konrad Adenauer (KAS).

?Shqipëria këto 28 vite ka shënuar hapa pozitiv dhe shpresoj që të jetë në udhën e mbarë që të marrë anëtarësimin në BE këtë qershor. Meritoni udhën drejtë BE-së?, u shpreh Karol Bachura, ambasadori i Polonisë në Tiranë

Edicioni i katërt i ?Ditëve të kujtesës?do të vazhdojnë përgjatë një jave.