#oranews
Vllaznia shërbeu si mollë sherri në këshillin bashkiak të Shkodres, pasi 100 vjetori i themelimit të klubit të parë në Shqipëri, sipas një pjese të këshilltareve nuk po kremtohet në lartësinë e duhur.
Kritikat më të mëdha shkuan për kalendarin e aktiviteteve, mungesën e një muzeu në nderim të këtij klubi me historinë më të madhe në vend, si dhe për mënyrën se si u nderua 16 shkurti, dita e krijimit të kësaj shoqërie në vitin e largët 1919.
Ali Tula, këshilltar i PS: Të gjithë klubet e botës kanë një muzeum.
Fatlum Nurja, këshilltar i FRD: Ne kemi një krenari pavarësisht se ku jemi sot, por këtu po përfundon çdo sport.
Filip Guraziu, këshilltar i PD Çuditem si bëhet programi dhe komisioni i këshilltarëve të sportit nuk pyetet fare.
Por numri dy i bashkisë Emilia Koliqi kishte një tjetër qëndrim, e për ta përforcuar atë, ju bëri me dije këshilltarëve se në 23 shkurt në teatrin ?Migjeni? Presidenti i Republikës nderon Vllazninë.
Emilia Koliqi, n/kryetare e bashkisë Shkodër: Do të jepet dekorata për 100 vjetorin e Vllaznisë por dhe sportistëve që janë përzgjedhur nga Presidenca.
Ora News ka mësuar se pikërisht kreu i shtetit do t?i akordojë titullin e lartë ?Nderi i Kombit? Vllaznisë, ndërsa do të vlerësohen edhe disa nga emrat që bënë historinë e këtij klubi dhe të sportit shqiptar si në futboll, ashtu edhe disiplina të tjera.
Megjithatë ende nuk ka një kalendar të plotë të të gjitha aktiviteteve, ndërsa ky vit është shpallur nga bashkia Shkoder, si viti i Vllaznisë.
Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp