http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Faktori nderkombetar po shfrytezon cdo hapesire per te shmangur nje skenar te mundshem dhune gjate protestes se opozites diten e enjte.Ambasadoret e akredituar ne Tirane pergjate diteve te fundit nuk jane mjaftuar vetem me apelin per opoziten qe te shmange aktet e dhunes ne proteste; por kane pasur kerkesa specifike edhe per shumicen qeverisese.Mesohet se diplomatet I kane kerkuar kryeministrit Rama te anulloje mbledhjen e parlamentit neser, per te shmangur cdo tension apo akt dhune.Sipas ambasadoreve anullimi I parlamentit do te ulte tensionet e do te ishte nje prej rrugeve per te shmangur skenaret e përplasjes.Por pavaresisht ketij apeli deri ne keto momente mazhoranca eshte e vendosur te mbledhe parlamentin neser dhe njoftimi bashke me listen e ligjeve per votim eshte publikuar ne faqe.I vetmi detaj qe bie ne sy eshte se mungon ora e fillimit te séances plenare, edhe pse zakonisht njoftimet perfshijne edhe oren kur fillon kuvendi.Vete kryeministri Rama foli pak dite me pare se opozita synon te zbatoje skenarin maqedonas.Ne prill te vitit 2017 parlamenti I vendit fqinj u përfshi nga një dhunë e paprecedentë nga mbështetësit ekstremistë të VMRO - DPMNE.Dyert e kuvendit u hapën nga deputetët e partisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski e për pasojë turma që ndodhej jashtë, vërshoi në ambientet e brendshme, duke goditur egërsisht deputetët e LSDM si dhe ata shqiptarë.Ndër persoinat më të lënduar nga dhuna ishte edhe deputeti shqiptar Zijadin Sela.