#oranews
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi pezullimin nga detyra të drejtorit të Burgut të Drenovës dhe dy punonjësve të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari.
Në një konferencë për mediat, Gjonaj tha se lirimi me kusht i Gjinararit, njohur si "Gjenerali" është në shkelje me ligjin.
Ministria e Drejtësisë ka bërë një hetim paraprak ku është konstatuar se është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e kodit penal për dhënien liri me kusht për një të dënuar me burgim të përjetshëm.
Ministrja tha se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin, duke shprehur sigurinë se përgjigjja nga këto institucione do të jetë e shpejtë.
Ndërkohë, drejtori i burgut është proceduar dhe janë referuar materialet pranë Prokurorisë Korçë, për veprën penale shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti, dhe deri në zbardhjen e ngjarjes janë të pezulluar nga detyra.
Më datën 14 shkurt 2019 gjyqtari i gjykatës së Korçës, Markelian Kuço ka firmosur lirimin me kusht të Gerd Gjinararit, nga burgu i Drenovës, Korçë.
Ai u dënua për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.
Në vendim shkruhet: Pranimi i kërkesës së Gerd Gjinararit, dhe lirimi me kusht për pjesën e mbetur pa vuajtur të dënimit me burgim të përjetshëm të caktuar në mbështetje të vendimit nr 14 datë 10.03. 2014 të gjykatës së Tiranës, duke e vendosur në provë kërkuesin për gjithë jetën.
Ekstradimi- Më 24 nentor 2014 Gjinarari u ekstradua nga Italia, drejt vendit tonë pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit Penal Italian. Ky shtetas do vuaj dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Italiane.
Një ndër argumentet është edhe se ai paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lirimi-i-gjeneralit-gjonaj-pezullon-drejtorin-e-burgut-dhe-kerkon-hetim-te-gjyqtarit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp