Ora News – Djegia e mandateve, Basha nuk komenton deklaratat e Ambasadës së SHBA-së

2019-02-19 0

#oranews #djegiaemandateve #lulzimbasha
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha refuzoi të komentojë të deklaratat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila është shprehur kundër djegies së mandateve.

Shefi i demokratëve tha se për PD dhe atë vetë, nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane.

Basha sqaroi se djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: Shembja e një qeverie të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe kthimi i një qeverie të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

Basha: Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua t'ua them qartë dhe shkoqur: Për PD dhe mua personalisht nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane.Mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.

?That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall know a new birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth?.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor.Të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t'u japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

Për këtë ne nuk po kërkojmë të marrim diçka, nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar dhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës.Ne po japim.

Shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë kot dhe se ky komb nën Zot do të ketë një lindje të re të lirisë dhe demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë Amerikën!

Deklaratën Basha e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së e cila votoi në mënyrë unanime në mbështetje të vendimit të grupit parlamentar për lënien e mandateve të deputetëve.

Basha tha se ky vendim do ti paraqitet nesër për vendimmarrje finale Këshillit Kombëtar të PD-së.

Të enjten në mëngjes pritet që të gjithë deputetët dhe emrat e tjerë që janë në listën e 140 kandidatëve të firmosin një deklaratë individuale.

Deklaratat personale do të depozitohen në një dosje dhe do të dorëzohen në Kuvend.Deputetët për të lënë mandatin ndërsa personat pasues për të mos pranuar mandatin që u pasohet.

Ndërkohë burime për Ora News bëjnë me dije se të premten kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të zhvillojë një vizitë një ditore në Vjenë për të takuar zyrarë të lartë në selinë e OSBE.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-basha-nuk-komenton-deklaratat-e-shba-...