Ministri i Jashtem serb Daçiç zbulon oferten per Kosoven

2019-02-19 3

Politika dhe oferta zyrtare e Serbisë është përkufizimi. Pavarësisht se kjo është përmendur si mundësi, ka qenë shefi i diplomacisë serbe që ka tensionuar politikën në Serbi, pasi gjatë një konference u tha gazetarëve prerë se cila është oferta dhe se ajo nuk nënkupton vetëm territore e kufij.

"Kjo që pyesni ju për përkufizimin se ku do të jetë linja, këtu bëhet fjalë për pronat, mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe pyetje të ndryshme, si asociacioni i komunave dhe çfarë do të ndodhte me serbët që ngelen të jetojnë atje, por kjo nuk mund të zhvillohet si ide pasi nuk kemi bisedime. Po, përgjigja ime është se përkufizimi është oferta, por si linjë nuk është shkruar kurrë", tha Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç tha se ilaçi për problemin është të ruhet paqja, por ka frikë se nga konflikti i ngrirë, problemi ka kaluar në metastaza të tensioneve të mundshme në rritje. Vuçiç, gjatë vizitës së një spitali komentoi shefin e diplomacisë pa shumë detaje.

"Nuk e di çfarë kuptimi ka të komentoj diçka që e kam thënë para dy vitesh dhe tani më sulmoni këtu. Më vjen keq që të gjithë kërkojnë diçka e protestojnë duke më quajtur tradhtarë, por ne duhet të ruajmë paqen".

Kjo është komentuar edhe nga shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, gjatë një ceremonie ku kryetarët e komunave ku jetojnë serbët në Kosovë firmosën marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Beogradit.

"Nuk ka sekret se cila është politika e Serbisë, një zgjidhje kompromisi dhe kërkojmë kushte për këtë".

Kjo ide në Serbi ka përçarë aktorët dhe ka hasur në kundërshti, pasi përkufizimi shihej si mundësi e shkëmbimit dhe e ndarjes së serbëve të Kosovës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange