Djegia e mandateve/ Artan Fuga: Palët të lënë ofendimet, të ulen në negocime

2019-02-19 0

Akademik Artan Fuga ka qenë sot në studion e emisionit 45 Minuta në Report Tv, me gazetarin Denis Minga, ku foli për vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe për lëvizjen që mund të zgjidhë këtë ngërç politik.

Ai tha se opozita shkoi drejt këtij vendimi pasi nuk ka mundësi që të moderojë qëndrimin e qeverisë dhe kjo vjen për shkak të sistemit i cili gjithmonë favorizon partinë në pushtet.

"Opozita sot ka një të drejtë pasi nuk ka mundësi të moderojë qëndrimin e qeverisë,për arsye se sistemi është i tillë. Ky është problem i sistemit pasi të njëjtën gjë ka ndodhur edhe në pushetin e mëparshëm. Edhe PS në opozitë ka qenë në të njëjtën situatë. Opozita në sallën e kuvendit ka vetëm lirinë e fjalës. Opozita po të shkojë në këtë mënyrë në zgjedhjet lokale do humbasë, për shkak se administrata është e politizuar dhe pala tjetër ka në dorë mundësi për të bërë grupime jo transparente. Problemi është që modeli politik shqiptar e ka prodhuar gjithë kohën këtë problemi. Kryeministri në Shqipëri ka në dorë të gjitha pushtetet"

Fuga tha se zgjidhja do të vijë vetëm nëse dy palët do të ulen në tavolinën e negocimit duke lënë mënjëanë ofendimet të cilat nuk i shërbejnë popullit.

Rruga e drejtë do ishte rikthimi në tavolinën e debatit dhe negociimit. Nëse veprimi i dy partive më të mëdha opozitare çon në një ulje me monitorime ndërkombëtare dhe me nje ekspert vendas do ishte një drejtim i mirë. Jemi në kohë që qeveria të dëgjojë. Dy palët t'i lëë ofendimet të cilat ne si qytetarë nuk na interesojnë fare. Opozita veproi ashtu se gjykon se nuk mundet të imponohet në negocim në një mënyrë tjetër. Nëse nga forcat qeveritare ka një vullnet për t'u ulur në tavolinë, jashtë fyerjeve problemi mund të marrë zgjidhje."

Free Traffic Exchange