Rama: PD synon bllokimin e Reformes ne Drejtesi

2019-02-19 0

Në një format të ngjashëm me takimin e 16 Shkurtit në Vlorë, në Pukë, ku ishte si pjesë e turit Bashkia që Duam, Kryeministri e quan vendimin e opozitës për djegie mandatesh si alibi për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Duke kujtuar atë që pasoi marrëveshjen e 18 Majit me Lulzim Bashën, Rama thotë se vendimi i demokratëve është një manovër për të mos u përballur me zgjedhësit.

Duke folur për investimet e kryera në Bashkinë e Pukës nën drejtimin e Kryebashkiakut socialist Rama i fton qytetarët të bëjnë dallimin mbi mënyrën si qeverisin të majtët dhe ata që sot janë në opozitë.

Në seancën e të enjtes do të votohet për strukturën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, që u miratuan nga Komisioni i Ligjeve këtë të martë. Bllokimi i këtyre dy organeve, sipas socialistëve, është arsyeja që opozita ka paralajmëruar protestë përpara parlamentit.

Tv Klan