Një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre është përfshirë këtë të martë nga një zjarr masiv në zonë e Patosit . Burime për Shqiptarja.com mësojnë se zjarri është regjitruar në zonën e njohur si Kodrat e Oficinës në Patos dhe fatmirësisht nuk ka banesa afër vatrës së zjarrit e nuk ka patur të lënduar.
Mësohet se forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendngjarje , por terreni i vështirë dhe era e ka penguar fiilimisht ndërhyrjen. Nuk dihet ende shkaku, por policia po punon për të zbuluar rrethanat e rënies së zjarrit.