#oranews #joridatabaku #akuza #elisaspiropali
Partia Demokratike ka akuzuar për korrupsion dhe konflikt interesi Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Në një dalje të posaçme për mediat në selinë blu janë denoncuar tre raste me një fond prej 550 milionë lekësh, që sipas kësaj force politike, kanë përfituar familjarët e Ministres. Akuzat janë cilësuar të pavërteta prej Spiropalit, e cila ka deklaruar se do të paraqesë denoncim në prokurori.
Partia Demokratike publikoi një skemë ku pretendohet se në mënyrë korruptive dhe konflikt interesi, familja e Ministres Elisa Spiropali, ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë.
Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, Lealba Pelinku, thotë se në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti dhe vetë Elisa Spiropali.
Lealba Pelinku: 550 milionë lekët janë marrë me tendera të vegjël, që nuk tërheqin vëmendjen. Me tendera 6-7 milionësh, bahskëshorti i Elisa Spiropali i ka dhënë kompanisë së krijuar nga kunati i tij, vëllai i Elisës rreth 350 milionë lekë. Është e faktuar si nga transaksionet e thesarit, ashtu edhe nga të dhënat e Tenderave Publikë se ish drejtoresha e doganave ka blerë përmes tenderave deri edhe traun e doganës në kompaninë e vëllait të saj. Sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit, kompania Solomon, në kundërshti me ligjet e vendit, ka përfituar fonde dhe tendera edhe nga drejtoria e Doganave Fier, në të njëjtën kohë kur Elisa Spiropali ishte drejtoreshë doganash. Më pas, edhe dogana Vlorë është në listën e atyre që kanë dhënë miliona. Më saktë rreth 67 milionë lekë.
Ndërsa deputetja, Jorida Tabaku, i kërkoi Inspektoriatit të Pasurive të nisë menjëherë hetim pasuror për atë që e quan pasuri të paligjshme të Elisa Spiropalit.
Jorida Tabaku: Historia e pasurimit të paligjshëm të famijes së Elisa Spiropalit është një provë tjetër se shqiptarët nuk meritojnë më të helmohen as nga propaganda e shëmtuar, as nga gazi lotsjellës i një qeverie, që prioritet të vetëm ka vjedhjen e shqiptareve! Është koha që së bashku ta shembim këtë sistem për t?i hapur rrugë një vendi normal, ku ministrat nuk emërohen për të vjedhur, por për të shërbyer.
Për akuzat reagoi Ministrja Spiropali, e cila mohoi që vëllai i saj të ketë përfituar kurrë kontratë apo fond publik.
Ajo tha se do të padisë për shpifje zyrtarët e Partisë Demokratike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tabaku-publikon-skemen-si-u-pasurua-elisa-spiropali
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz