Report TV - Del 'zbuluar' plani i qeverisjes së tranzicionit: Hetim Ramës, arrestim Dakos

2019-02-19 0

Për herë të parë lideri demokrat Lulzim Basha ka zbuluar se cili është plani i qeverisë tranzitore që opozita e bashkuar kërkoi edhe në protestën e dhunshme të së shtunës para kryeministrisë, përmes së cilës do të ndodhin më tej zgjedhjet e parkohshme. I vuri një emër qeverisë tranzitore: kryeminsitri Edi Rama...dhe një qëllim: Dorëheqja dhe hetimi i tij.

Por si mundet një qeveri të hetojë një kryeministër?! I ra në sy edhe gazetarëve kjo deklaratë e kryedemokratit Basha, madje pati më shumë institim prej tyre kur lideri opozitar zbuloi se cila do të ishte detyra e parë e qeverisë tranzitore nëse shkohet drejt kësaj situate politike. Arrestimi i Vangjush Dakos dhe i Damian Gjiknurit.

Insistimit të vazhdueshëm të gazetarëve me pyetjen se si mundet një qeveri të marrë kompetenca prokurorie për të hetuar dhe arrestuar politikanë, lideri i opozitës dha këtë përgjigje: "Qeveria e ndalon arrestimin e tij, duhet të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo e Ramës për të mos arrestuar Dakon. Një nga arsyet e shkarkimit të Xhafës ishte që për luftën e klaneve rrezikoi arrestimin e Vangjush Dakos. Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota duhet të shkojë në burg".

Kryetari i Partisë Demokratike nisi këtë të martë takimet e para për të konkretizuar vendimin e marrë në bllok nga opozita e bashkuar për djegien e mandateve. Lideri demokrat Lulzim Basha, takoi në selinë blu kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, njëherësh ish-president. Do të jetë pikërisht ky këshill që do të ndjekë procedurat që do të 135onin përfundimisht vendimin për djegien e mandateve të deputetëve.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit, kryedemokrati Basha tha se nga e enjtja nuk do të ketë më parlament. Ditë kur opozita, pas tubimit të së shtunës para kryeministrisë, do të mblidhet në një protestë tek parlamenti.