Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon klimë të sigurtë për biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-19 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Biznesi i huaj apelon për stabilitet politik, i cili i shërben klimës së mirë ekonomike të një vendi. Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë thotë se protestat janë të pranueshme në të gjithë botën, por mosmarrëveshjet nuk zgjidhen duke rrëzuar qeverinë, sikundër pretendohet në Shqipëri.Ky është imazhi që duhet të kujdesen jo vetëm qytetarët sepse gjithmonë do ketë mosmarrëveshje qoftë në biznes dhe politikë. Por nëse mosmarrëveshjet gjithmonë krijojnë një rrëzim të qeverisë kjo është një situatë ndryshe. Kemi mosmarrëveshje në Amerikë, por nuk është se do prishim qeverinë, do presim derisa të kemi zgjedhje për të zgjidhur këto mosmarrëveshje?, -thotë Mark Crowford. Sipas Crowford, klima e tensionuar politike ndikon negativisht për të grihë ata që kanë në plan të investojnë në Shqipëri, pasi ose do të anulojnë projektin ose do ta shtyjnë në kohë.Kjo është diçka që nuk ndodh në Amerikë. Normalisht kemi protesta në Amerikë, por ata që janë zgjedhur nga qytetarët po të jenë në opozitë shkojnë dhe marrin pjesë në protesta. I takon më shumë pjesës së politikës Ambasadës Amerikane dhe BE për mendimet e tyre. Por çdo gjë që jep stabiliteti është një plus. Çdo gjë që krijon një ambient që nuk është stabël është një minus. Kuptohet që investitorët mund të thonë OK nuk dimë çfarë do ndodh, do presim. Nuk është se nuk do të investojnë por do presin?, -vijon më tej Crowford.Opozita protestoi të shtunën në bulevardin kryesor, protestë, e cila u shoqëruar me incidente, ndërsa ka paralajmëruar një tjetër tubim ditën e enjte.

Free Traffic Exchange