#oranews
Presidenti Ilir Meta kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave me BE në qershor të 2019. Thirrja e kreut të shtetit vjen në një kohë kur vendi të përfshihet në një krizë politike, pasi opozita kalajmëruar djegien e mandateve dhe pas protestës kundër qeverisë që përshkallëzoi në incidente.
Meta: Tashmë, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësimin në BE. Falë vizionit të kancelares Merkel, të mishëruar edhe në ?Procesin e Berlinit?, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një aspiratë dhe një destinacion të qartë drejt integrimit europian. Ne shpresojmë se edhe me mbështetjen e paçmuar të Gjermanisë dhe me vullnetin e të gjithë vendeve anëtare, të jemi të gatshëm të çelim negociatat me BE-në qershorin e 2019-s.
Nga Berlini ku mori pjesë si i futar nderi në Konferencën Vjetore të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme gjermane Meta tha se shpreson se procesi i Berlinit mund të shërbejë si një katalizator katalizator dhe instrument i fuqishëm për reformat e nevojshme strukturore ekonomike, si dhe për krijimin e një ?tregu të përbashkët rajonal".
Meta: Ky synim madhor mund të arrihet vetëm përmes investimeve strategjike të interkonektivitetit rajonal në infrastrukturë, energjetikë, apo sektorët të tjerë prioritarë, me synimin final fuqizimin e ekonomive tona, thithjen e investimeve të huaja, rritjen e produktivitetit e konkurrueshmërisë së produkteve si dhe përgatitjen e biznesit lokal dhe rajonal për tregun e përbashkët europian.
Meta vlerësoi parneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-me-mbeshtetjen-e-gjermanise-shpresojm-te-celim-negociatat-ne-qershor
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz